I riu shpëtohet nga mbytja në det
Një 21-vjeçar është shpëtuar nga mbytja në det në Divjakë.
Policia e Shtetit ka njoftuar se në këtë operacion kanë marrë pjesë efektivët e Komisariatit të Policisë Divjakë, të cilët patrullojnë përgjatë vijës bregdetare të plazhit, roja e kullës e stacionuar në bregdet dhe disa pushues të tjerë që ndodheshin aty.
I riu që është shpëtuar është F.M. nga Grabjani.
F.M. aktualisht ndodhet në spitalin e Lushnjës, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, në zonën e plazhit të Divjakës, patrulla e Policisë ka konstatuar një shtetas i cili drejtonte automjetin tip “Benz” në mënyrë të parregullt.
Pas testit të alkoolit rezultoi se drejtuesi i automjetit ishte në gjendje të dehur në masën 1.23 mg/l.
Në këto kushte, nga Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. Ç, 42 vjeç, banues në Elbasan.
Policia e Divjakës është e angazhuar në shërbim të pushuesve, të cilët janë të lutur të telefonojnë në numrin 112 për çdo problem, duke u garantuar një reagim të shpejtë dhe profesional.