I riu nga Mitrovica Veriore tregon sfidat për prodhimin e maskave

Marko Rakiq nga Qendra Inovative e Mitrovicës po ashtu është duke prodhuar maska për punëtorët shëndetësorë për luftimin e pandemisë së coronavirusit.

Rakiq në emisionin “Jeta në Kosovë” ka treguar se kanë disa sfida për prodhimin e tyre.

“Sa i përket maskave që ne po i bëjmë, ato janë prodhime  të modelit PRUSA, verzioni 3. Sfidat janë pikërisht ato që i përmendi profesor Buza, pra sigurimi i materialit bazë, pra filamentit për 3D printim. Për momentin nuk ka mjaftueshëm në dispozicion, por e mira është  që me 1 kg filament mund të prodhohen 30 deri 33 maska të modelit tonë”, tha ai.

“Sfida tjetër është sigurimi i xhamit plastik që është pak më i fortë, dhe i cili ofron mbrojtje më të mirë. Ne për momentin po përpiqemi të vendosim kontakt me kompani në Kosovë të cilat merren me këtë çështje, mirëpo ju e dini që ekziston barriera gjuhësore dhe kjo është paksa sfiduese, por e tejkalojmë përmes vullnetarëve tanë në Mitrovicën e Jugut”, shtoi Rakiq.

Ai po ashtu tregoi se deri më tani janë prodhuar rreth 200 maska nga Qendra Inovative e Mitrovicës, por sipas tij ato janë ndarë edhe në komunat veriore edhe jugore.

“Të premten e kaluar filuam punën dhe deri tani kemi prodhuar rreth 150 – 200 maska, nuk e di numrin saktë, sepse vullnetarët tanë u kanë dhënë edhe miqve maska, etj. Më e mira është se, përveç që kemi dhënë maska në veri, i kemi dhënë edhe spitalit në pjesën jugore, sepse jemi të vetëdijshëm që virusi mos të shpërndahet nga veriu në pjesën jugore, sepse mund të ketë pastaj  shpërndarje para – pas dhe kjo mund të shkaktojë probleme të mëdha”, tha më tej Rakiq.

www.kallxo.com