I riu nga Bellanica e Malishevës vritet në Maqedoninë e Veriut

R. Hoxha, 22 vjeçar, nga Bellanica e Malishevës, është vrarë në Shkup.

Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se 22 vjeçari R. H. ka mbetur i vrarë derisa ishte për një vizitë në Shkup bashkë me disa shokë.

Portalb.mk, raporton se i riu nga Kosova është vrarë derisa persona të armatosur kishin hyrë në një kazino për të plaçkitur.

“Më 15 shkurt të vitit 2020, në ora 04:47 të SPB Shkup, u denoncua se katër persona të armatosur kanë hynë në kazino në rr. “Magjistralja e Adriatikut” në Shkup dhe kanë filluar të qëllonin ndaj të pranishmëve, duke goditur R. H. (22) nga Kosova, i cila ka vdekur në vendngjarje. Ndërsa, sipas denoncimit , B. N. (20) nga fshati Krushopek, Shkup, i angazhuar si sigurim privat në kazino, është goditur në kokë me kundak, pas së cilës ka ndërruar jetë. Sipas raportit, e kanë marrë qarkullimin ditor dhe janë larguar”, njofton Ministria e Brendshme e Maqedonisë Veriore.

Ekspertizë në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup dhe po ndërmerren masa për gjetje të kryesve dhe për zbardhje të rastit, raporton Portalb.mk.