Ilustrim

I premtoi martesë dhe ushtroi dhunë, arrestohet i dyshuari në Malishevë

Një grua ka raportuar tek organet e rendit se nga muaji prill deri në qershor ka kryer marrëdhënie seksuale me një person, i cili sipas saj i kishte premtuar se do të martohej me të.

Siç ka raportuar ajo, i njëjti dyshohet se ka ushtruar edhe dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.

Rasti është regjistruar në Malishevë.

Në raportin policor thuhet se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si dhunim dhe sulm.