Ramiz Lladrovci, PDK, Drenas. Foto: Atdhe Mulla

I prekur nga coronavirus, Ramiz Lladrovci shtrihet në Infektivë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK-së si pasojë e infektimit me virusin COVID-19.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj komune, Bekim Dobra. Ai tha se gjendja e Lladrovcit është stabile dhe tani është nën përkujdesjen mjekësore.

“Që dy ditë është në spital i shtrirë dhe nën përkujdesjen mjekësore, gjendja e tij është stabile, nuk ka ndonjë implikim shëndetësor që mundet me iu keqësua gjendja, por sipas ekspertëve të shëndetësisë ka qenë e nevojshme që një tretman të ketë nga mjekët. Është i shtrirë në Klinikën Infektive”, tha Dobra.

Kryetari i Drenasit u konfirmua pozitiv me COVID-19 më 28 korrik.

Ramiz Lladrovci infektohet me COVID-19

www.kallxo.com