Spitali i Pergjithshem, Mitrovice e Jugut. Foto: Florinda Kelmendi/BIRN

I plagosuri në Mitrovicë të Jugut jashtë rrezikut për jetë, por do të dërgohet në QKUK

38-vjeçari që mbeti i plagosur me armë zjarri më 05.10.2024 në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë të Jugut do dërgohet për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare (QKUK).

Gëzim Berisha, Drejtor mjekësor në Spitalin e Mitrovicës së Jugut tha për KALLXO.com se personi është plagosur në këmbë dhe se është jashtë rrezikut për jetë.

“Do të shkojë në QKUK për trajtim”- ka thënë Berisha.

Derisa, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Ilmi Prekazi bëri të ditur se njësitet hetimore po merren me zbardhjen e këtij rasti.

“Ka indikacione për persona të dyshuar, por ende zyrtarisht nuk mund të themi diçka”- shtoi Prekazi.

Lajmi i fundit: Plagosje në Mitrovicë