Klinika Emergjente e QKUK-së - Foto: Facebook/UranIsmajli

I plagosuri në Gjakovë është në gjendje të rëndë shëndetësore

Një 46-vjeçar është gjetur i plagosur me armë zjarri në Shkugëz të Gjakovës.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Ai tha se Policia rreth orës 13:00 është njoftuar nga qytetarët për një person me plagë në kokë. Dyshohej se plagët ishin nga arma e zjarrit.

“Patrulla e Policisë ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka konfirmuar rastin. Viktima është gjetur sipas ekipeve mjekësore me shenja jete dhe është dërguar në Emergjencë. Në vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë, një gëzhojë plumbi dhe automjeti i viktimës”, ka thënë Xhurkaj, duke shtuar se rasti vazhdon të hetohet.

Në lidhje me rastin, KALLXO.com ka kontaktuar me mjekun kujdestar në Klinikën Emergjente të QKUK-së, Ejup Govori, i cili tha se gjendja shëndetësore e pacientit është e rëndë.

“Ai është në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, i plagosur me armë zjarri, me lëndime në kokë”, tha Govori.

“Për shkak të gjendjes së rëndë pacienti ende nuk është futur në operacion”, shtoi mjeku kujdestar.

 

Një 46-vjeçar plagoset në kokë – dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK