I paraburgosuri sulmon gardianin e burgut

Një gardian i Burgut të Sigurisë së Lartë, është sulmuar nga një person i cili është në paraburgim.

Rasti ka ndodhur më saktësisht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dje pas mesnate.

Sipas raportit policor, i paraburgosuri me sëmundje mendore, deri sa ishte duke marrë tretman mjekësor, kishte sulmuar gardianin dhe i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore.

I dyshuari nuk është intervistuar ende për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.