Ivica Markoviç (radha e parë, djathtas) në gjykatë me të bashkë-akuzuarit e tjerë dhe avokatët e tyre. Foto: Gjykata shtetërore e Bosnjes.

I pandehuri kroat i Bosnjës vdes para vendimit

Gjykata shtetërore e Bosnjës tha për BIRN të enjten se kishte marrë një certifikatë vdekjeje për Ivica Markoviçin, i cili vdiq në fillim të korrikut.

“Duke qenë se gjatë procedurës penale është përcaktuar se i pandehuri ndërroi jetë, gjykata ka marrë një vendim për të ndërprerë procedurën kundër të pandehurit Ivica Markoviç,” tha gjykata.

Markoviç u akuzua së bashku me një ish-luftëtar të Këshillit Kroat të Mbrojtjes, Mile Pazin.

Aktakuza i akuzoi dy burrat për arrestimin dhe keqtrajtimin fizik dhe psikik të civilëve duke përfshirë gratë dhe fëmijët të cilët ishin ndaluar në ndërtesën e shkollës Branko Sotra në Crnici në zonën e Stolacit dhe më pas u transferuan në ndërtesat e paraburgimit në Gjulici dhe Kaplan Mahala në verën e vitit 1993.

Gjyqi i Pazinit do të vazhdojë.

Ish-anëtarët e Këshillit Kroat të Mbrojtjes Vid Kresiç dhe Josip Kresiç po ashtu po gjykohen në të njëjtin rast, të akuzuar për keqtrajtimin fizik dhe psikik të civilëve që u mbajtën në Spitalin Kostana në Stolac.