I pakënaqur nga vendimi i gjykatës, i dyshuari dëmton derën e gjykatores

Si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të gjykatës, i dyshuari në Prizren ka dëmtuar derën e gjykatores.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja kishte ndodhur pas përfundimit të seancës gjyqësore, dje rreth orës 09:45.

“Raportohet se i dyshuari pas përfundimit te seancës gjyqësore, në shenjë pakënaqësie me vendimin e marr nga gjykata, duke dalë nga dera e gjykatores ka goditur derën e zyrës të cilën e ka dëmtuar” – thuhet në njoftim.

Tutje u njoftua se rasti është iniciuar si “Dëmtim i pronës”.