I ofroi 5 euro ryshfet policisë, arrestohet i dyshuari  

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për dhënie ryshfeti.

Sipas policisë, një shtetas i Maqedonisë së Veriut i ka ofruar 5 euro ryshfet zyrtarëve policorë, të cilët thuhet se ishin duke i kontrolluar dokumentacionet e udhëtimit të dyshuarit.

Ngjarja ka ndodhur në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë, dje rreth orës 21:00.

Policia ka treguar se me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe të njëjtit i është konfiskuar pasaporta, deri në përfundimin e procedurave gjyqësore.