Euro, foto: Pixabay
I ofroi 5 euro policit që të shpejtojë procedurën për kalimin e kufirit, arrestohet
03.8.2024 - 11:17
Një person është arrestuar të premten, më 02.08.2024 në pikë-kalimin kufitar në Vërmicë pasi I njëjti dyshohet se i ka ofruar 5 euro zyrtarit policor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë Veri, pasi që i kishte ofruar 5€ zyrtarit policor që të shpejtojë procedurën e kalimit të kufirit” – thuhet në njoftim të policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.