I ofroi 10 euro ryshfet policit, ndalohet shtetasi i Maqedonisë

Në Pikën Kufitare në Glloboçicë, Policia e Kosovës ka ndaluar një shtetas të Maqedonisë për dhënie ryshfeti.

I njëjti, gjatë kontrollit të dokumenteve i ka ofruar 10 euro zyrtarit policor me qëllim të kalimit kufitar pa kontroll të detajuar.

I dyshuari ka ofruar ryshfet pasi kishte të ngarkuar karburant me shumë se që është e lejuar.

Të dyshuarit i është refuzuar hyrja nga ana e Doganës.

Rasti ka ndodhur në mëngjesin e ditës së djeshme.