I ngarkuari me punë në Ambasadën amerikane: Me Kurtin diskutuam për shumë tema, përfshirë arritjen e marrëveshjes me Serbinë

I ngarkuari me punë në Ambasadën amerikane në Kosovë, Nicholas Giacobbe, ëshë takuar sot me kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Përmes rrjetit Twitter ai bëri të ditur se është diskutuar për shumë tema, përfshirë edhe mundësinë për të arritur një marrëveshje me Serbinë në mandatin aktual të kryeministrit Kurti.

“Ishte kënaqësi të takohem me Kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi për të diskutuar çështje të shumta, përfshirë planet për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë gjatë mandatit aktual të kryeministrit”, ka thënë Giacobbe.