I moshuari mbytet në Liqenin e Ohrit

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme një i moshuar është mbytur në ujërat e Liqenit të Ohrit, përcjell TV21.

Viktima është identifikuar si 77-vjeçari R.M. nga Pllasnica e Makedonski Brodit. Trupi i pajetë është nxjerrë nga plazhi pranë një hoteli në Ohër, ndërkaq ndaj trupit është kryer reanimacion nga ana e Ndihmës së Shpejtë, por që ka rezultuar pa sukese.

“Pas reanimacionit, personi është konstatuar i vdekur nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore, pa shenja dhune. Me urdhër të Prokurorit Publik trupi i pajetë i është dorëzuar familjes”, thonë nga MPB./21Media