I mori kontrollin e Instagramit dhe pastaj i kërkoi para për të ia kthyer

Policia e Kosovës ka arrestuar një qytetar nga fshati Mirash të Ferizajt nën dyshimin se i njëjti kishte shanazhuar një person tjetër.

Sipas Policisë, i arrestuari dyshohet se kishte ndërhyrë në llogarinë në rrjetin social Instagram të personit tjetër dhe pastaj e kishte shtantazhuar.

I dyshuari kishte kërkuar nga viktima para, në këmbim të kthimit të llogarisë në Instagram.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.