Policia e Shtetit, Foto: Facebook

I mori 16 mijë euro kosovarit për pasaportë shqiptare, në pranga 30-vjeçarja

Policia e Tiranës ka arrestuar një 30-vjeçare, e cila merrte shuma të konsiderueshme të parave, me anë të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve.

30-vjeçarja V.G nga Berati dyshohet se me anë të mashtrimit dhe dokumenteve të falsifikuara, ka përfituar shumën 16 mijë euro nga një shtetas kosovar, me pretendimin se do t’i kryente atij procedurat për pajisjen me pasaportë shqiptare, njofton policia.

Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se kjo shtetase, nëpërmjet mashtrimit, ka përfituar shuma të ndryshme monetare, nga shtetas të ndryshëm në Republikën e Shqipërisë./Euronews.al