Foto; KALLXO.com

I morën makinën në këmbim të borxhit, arrestohen dy burra nga Hajvalia

Policia ka arrestuar dy burra në Hajvali të Prishtinës të cilët për shkak të një mosmarrëveshje, njëri prej tyre e ka kanosur dhe ia ka marrë veturën viktimës në këmbim të një borxhi.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur më 17 shtator rreth orës 18:00 në Hajvali.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët për shkak të një mosmarrëveshje, njëri prej tyre e ka kanosur dhe ia ka marrë veturën viktimës mashkull kosovar në këmbim të një borxhi. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje” – thuhet në raportin e policisë.