Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

I mituri sulmon fizikisht kondukterin në Prishtinë pasi që nuk e la të hyjë pa maskë në autobus

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të mitur në Prishtinë pasi që i njëjti kishte sulmuar me grushta dhe shkelma një kondukter të autobusit.

Kondukteri i kishte kërkuar të miturit të vendos maskën në mënyrë që të hyjë në autobus, por këtë e kishte refuzuar i mituri.

Sipas Policisë së Kosovës viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 24 orë.