I mituri në Prizren theret me thikë duke tentuar të ndalojë rrahjen

Policia e Kosovës ka njoftuar se një i mitur në Prizren është therur me thikë.

Sipas policisë, dje rreth orës 14:30, në rrugën “Ylber Fanaj” në Prizren, disa persona të mitur kanë filluar të rrahën mes vete.

Në këtë rast, një i mitur ka ndërhyre për t’i ndarë personat të cilët ishin duke u rrahur, dhe i njëjti është goditur me thikë.

Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor, dhe i njëjti është liruar.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, dhe me vendim të tij, rasti mbetet nën hetime.