Ilustrim

I mituri në Prizren godet me motoçikletë 10 vjeçarin

Një 10 vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një aksidenti trafiku i cili ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:40, në Prizren.

Sipas policisë, aksidenti është shkaktuar nga një i mitur i cili ishte duke drejtuar motoçikletën në rrugën “Ekrem Rexha”, ku dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën 10 vjeçar, i cili ishte duke shtyrë biçikletën në vendkalimin për këmbësor.

Si pasojë, lëndime kanë pësuar të dy personat, dhe janë dërguar me autoambulancë në Qendrën Emergjente.

I dyshuari për këtë rast ka pësuar lëndime të lehta, ndërsa viktima ka pësuar lëndime të rëndë.

Në lidhje me këtë rast është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.