Foto: Ilustrim

I mituri në Prizren dyshohet se goditi me thikë një person

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi dyshohet se është goditur me thikë nga një i mitur.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:13 në fshatin Zhur të Prizrenit.

Policia ka njoftuar se viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve ka pësuar lëndime të rënda, por është jashtë rrezikut për jetë.

Policia ka arrestuar të dyshuarin (i mitur) dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.