I mituri kërcënon me thikë familjarët

Policia e Kosovës ka shoqëruar një person të mitur për në QKUK dje pas mesnate pasi  i njëjti kishte kërcënuar me thikë familjarët e tij.

Policia ka njoftuar se nga rasti i cili ka ndodhur në Prishtinë ka konfiskuar thikën.

Ndërsa i mituri është hospitalizuar në repartin neuropsikiatrik dhe rasti është duke u hetuar.