Ilustrim

I mituri goditet nga vetura në Ferizaj

Një fëmijë i moshës së mitur është goditur nga vetura në fshatin Gërlicë të Ferizaj dje rreth orës 19:14.

Policia ka njoftuar se i dyshuari derisa ishte duke drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia ka goditur këmbësorin, i moshës së mitur.

Viktima e këtij rasti ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti fillimisht është dërguar në emergjencën e Ferizajt e më pas në QKUK për tretman mjekësor.

I dyshuari për këtë rast është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.