I mituri godet me makinë një vajzë 4 vjeçare

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Lubovec të Skenderajt.

Policia bën të ditur se një fëmijë duke drejtuar një makinë më targa të huaja ka goditur 4 vjeçaren, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Sipas policisë, viktima po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Me rastin po merret edhe prokurori i shtetit.