Ilustrim

I mituri gjuan me armë zjarri drejt një personi

Si pasojë e një përlesheje mes dy personave në Qafë-Duhël të Suharekës, një i mitur ka goditur viktimën më armë zjarri dhe i njëjti është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Deri sa viktima dhe i dyshuari kanë qenë duke u përleshur fizikisht djali i të dyshuarit mashkull  kosovar  i moshës se mitur ka shkuar në shtëpi ka mare një armë dhe ka shtënë disa herë në drejtim te viktimës.”, thuhet në raprotin policor.

Tutje thuhet se në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar pistoletën me shtatë  fishekë dhe dy gëzhoja. Me urdhër të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, i njejti është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.