Foto: Ilustrim

I mituri dyshohet se vodhi 15 çokollata, arrestohet nga Policia

Një person i mitur është arrestuar dje në Prishtinë, pasi dyshohet se në një market të vogël kishte vjedhur 15 çokollata në vlerë 50 euro.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur para dy ditësh dhe arrestimi ka ndodhur dje në ora 15:30.

Policia shton se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.