Lush Krasniqi - Foto: Fatrion Ibrahimi/Kallxo.com

I mbijetuari i masakrës së Mejës rrëfen historinë e gërshetit të një vajze 16 vjeçare në varrezat e Korenicës

23 vjet më parë, forcat serbe rrethuan Rekën e Keqe dhe Lugun e Carragojës në rrethinën e Gjakovës. Brenda disa orëve u krye ekzekutimi më makabër dhe masakra më e madhe në luftën e Kosovës gjatë viteve 1998-1999.

Në një operacion të planifikuar u ndërprenë të gjitha rrugët duke lënë të hapura vetëm dy rrugë në drejtim të Mejës.

Lush Krasniqi, i mbijetuar i masakrës së Mejës ka rrëfyer në emisionin ‘’Kallxo Përnime’ përjetimet e asaj dite.

Ai ka thënë se bashkë me organet që kanë qenë për identifikim të kufomave, ka punuar si vullnetar dhe në mesin e disa provave kanë gjetur edhe gërshetin e flokëve të një vajze 16 vjeçare.

“Së bashku me organet që kanë qenë për identifikim të kufomave, kam punuar me shumë familjarë tjerë si vullnetar. Aty kemi gjetur copëza të eshtrave, nuk kemi gjetur komplet kufoma, kemi gjetur një kafkë, kemi gjetur shumë interesant, bistekun e Klaudia Malës, gersheta e vajzës 16 vjeçare është gjetur në varrezat e Korenicës”, ka thënë Krasniqi.

Tutje ai ka thënë se trupi i 16 vjeëares është gjetur disa vite me vonë në një lokacion tjetër.

“Trupi i saj është identifikuar në vitin 2003-2004 në Batajnicë. Nëna e saj në momentin kur e ka varrosur në Mejë e ka pasur edhe gërshetin e vajzës”, ka thënë ai.

Krasniqi ka thënë se në dalje të varrezave të Korenicës, kanë gjetur një grumbull të civilëve të vrarë dhe, që kundërmonte.

Sipas tij kufomat e personave të vrarë fillimisht janë varrosur aty e më pas janë larguar me ekskavator në një vend tjetër.

“Në dalje të varrezave të Korenicës, ishte një grumbull me dhe që kundërmonte. Në bazë të analizave që kam bërë më vonë, ai dhe ishte se ata janë ngarkuar janë hekur me eskavator dhe normal që eskavatori lëshon dhe, lëshon rroba, këpuca, batanije, sepse shumica kanë qenë në batanije për shkak të transportimit më të lehtë”, ka thënë Krasniqi.

“Aty gjej njërën këpucë të Markut, dhe njërën këpucë e gjej jashtë varrezave, të cilat çuditërisht mbi 20 herë kishte qenë e lidhur lidhsa e këpucëve. Kur bëjmë një hulumtim dhe shikojmë skenën e jashtme, kam gjet copa kockash, rroba, etj.”, ka rrëfyer ai për veshmbathjet e vëllait të tij.