Ilustrim

I maskuar e me armë  dyshohet se grabiti mbi 1 mijë euro nga një pompë derivatesh

Një person po dyshohet se ka hyrë brenda një pompe të derivateve në fshatin Gjurkovc të Komunës së Shtimes dhe nga aty ka marrë një vlerë parash prej 1 mijë e 400 euro.

Policia ka njoftuar punëtorët e pompës së derivateve kanë raportuar në polici në lidhje me rastin.

I dyshuari sipas punëtorëve të pompës ka qenë i maskuar dhe i armatosur.

Ai kishte hyrë brenda objektit dhe nën kërcënimin e armës ka grabitur paratë e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia pas marrjes së informacionit ka dalë në vendin e ngjarjes. Deri më tani nuk është raportuar nga policia nëse kanë arritur që të identifikojnë të dyshuarin.

Rasti sipas tyre është duke u hetuar nga njësitet kompetente.