Ilustrim

I maskuar e i armatosur grabit një pompë derivatesh

Në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme një pompë derivatesh në magjistralen Prishtinë- Graçanicë ka qenë cak i hajnave.

Sipas njoftimit të policisë, një punëtor ka raportuar se deri ka qenë duke punuar në pompën e derivateve një person i maskuar dhe i armatosur me një armë të shkurët ka grabitur disa para.

Shuma e parave të grabitura nuk është treguar nga ana e policisë ndërsa sipas dëshmisë së punëtorit i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka treguar se njësitet policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Deri më tani në raport policor nuk është treguar nëse është identifikuar ndonjë person në lidhje me rastin.