Ilustrimi: KALLXO.com

I lënë punëtorët pa rrogat e Qeverisë, pronarët aplikuan me llogari të bizneseve

Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike ka njoftuar se janë akoluar në llogari subvencionet e punëtorve që nuk kanë marrë pagë nga kompania gjatë muajit mars dhe prill, bazuar në masën 3 të pakos emergjente.

Kjo ministri ka sqaruar se arsyeja pse ende punëtorët nuk kanë marrë mjetet është se bizneset gjatë plotësimit të formularit kanë shkruar llogarinë e tyre bankare e jo të punëtorëve.

“Atyre të cilëve kanë kërkesë legjitime e që nuk i janë alokuar mjetet edhe pse kanë bërë kërkesën për kompenzim, duhet ta kenë parasysh që bizneset gjatë plotësimit të formularit kanë vënë llogarinë e tyre bankare në vend të llogarisë së punëtorëve”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Gjithashtu kanë kërkuar nga qytetarët që përmirësojnë të dhënat në lidhje me xhirollogaritë.

Qeveria e Kosovë ka aprovuar një pako emergjente fiskale, për t’u dalë në ndihmë bizneseve, puntorëve dhe qytetarëve në nevojë, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.