I lënduari i shtrirë në rrugë, aksident në rrugën Rahovec - Malishevë - VIDEO

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën Rahovec – Malishevë, saktësisht në fshatin Asdrazup.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka thënë për KALLXO.com se si pasoj e aksidentit janë lënduar dy persona.

Elezaj tregoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30 dhe se të përfshira në aksident kanë qenë dy automjete.

Ai tha se rasti po vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugorë.

Aksident në rrugën Rahovec – Malishevë, raportohet për të lënduar – VIDEO