I kërkuari nga Interpoli arrestohet në Kamenicë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar nga Interpoli në mbrëmjen e sotme në Kamenicë.

A.A., shtatas i Kosovës, po kërkohej nën dyshimin se kishte kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” jashtë shtetit.

I dyshuari ishte ndalur nga Njësiti i Rajonal i Komunikacionit Rrugor rreth orës 20:50 në një rrugë të Kamenicës në një pikë kontrolli rutinë me radar.

Arseyja e ndaljes ishte pasi A.A. kishte tejkaluar shpejtësinë dhe i njëjti pasi verifikimit nga ana e zyrtarëve policor rezultoi si person i kërkuar.

I njëjti është arrestuar nga ana e zyrtarëve policorë dhe është dërguar në Stacionin Policor Gjilan për procedim të mëtejmë ligjor.