
Foto: Ilustrim
I kërkuari nga Gjykata, arrestohet me drogë
21.12.2021 - 09:50
Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në Graçanicë të cilit i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Gjithashtu sipas Policisë, pas ndalimit të tij në orët e mbrëmjes, gjatë verifikimit, i dyshuari ka rezultuar të jetë person i kërkuar nga Gjykata.
I dyshuari në bazë të urdhëresës dhe në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin policor.