Milan Radojçiq dhe Aleksandër Vuçiq Foto: Srdan Ilic

I kërkuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, Milan Radojçiq shihet në takim me Vuçiqin - FOTO

Milan Radojçiq që është në kërkim nga Policia e Kosovës për shkak të akuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës se është i inkriminuar në vrasjen e Oliver Ivanoviqit është parë në një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Radojçiq është parë në takimin e sotëm që Alekandër Vuçiq pati me pjestarë të Listës Serbe në Boegrad.

Mediumi serb “Insajder.net” ka raportuar se në këtë takim i pranishëm kishte qenë edhe Radojçiq.

Prokuroria Speciale e Kosovës e akuzon Marko Roshiqin, Nedelko Spasojeviqin, Dragisha Markoviqin, Zharko Jovanoviqin, Silvana Arsoviqin dhe Radeta Basaran se duke vepruar si grup i organizuar kriminal nën udhëheqje të Zvonko Veselinoviqit dhe Milan Radojçiqit, me veprimet e tyre inkriminuese kanë gisht në vrasjen e Oliver Ivanoviqit, i cili u vra më 16 janar 2018 në veri të Mitrovicës.

Takimi i sotëm ku i pranishëm ishte edhe Milan Radojçiq u organiza pasi që para dy ditësh Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) filloi të operoj si i pavarur dhe duke kontrolluar kufijtë energjetikë të Kosovës.

Dalja e Kosovës nga blloku rregullues SMM (Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni e Veriut) dhe përfshirja e saj në një bllok me Shqipërinë ishte paraparë me një marrëveshje mes KOSTT-it dhe Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji (ENTSO) në muajin qershor.

Burimi i fotos insajder.net
Milan Radojçiq dhe Aleksandër Vuçiq Foto: Srdan Ilic

Apeli: Lënda për vrasjen e Oliver Ivanoviqit është në procedurë të vendosjes