Ilustrim

I kërkuar nga INTEREPOL-i, arrestohet vëllai i Dibran Hoxhës i njohur si 'Kobra'

Një person është arrestuar gjatë ditës së sotme pasi ishte në kërkim ndërkombëtar nga INTERPOL-i.

KALLXO.com mëson se i arrestuari i cili po kërkohej për trafikim me narkotik është i vëllai i Dibran Hoxhajt, i njohur si “Kobra”.

KALLXO.com mëson se ai është arrestuar sot pas një informacioni që kishin marrë Policia e Kosovës se i njëjti gjendet në Rajonin e Prizrenit.

Në anën tjetër Policia e Kosovës ka njoftuar se informacionin për vend ndodhjen e të dyshuarit që po kërkohej ndërkombëtarisht.

“Menjëherë janë ndërmarr veprime aktive policore në funksion të identifikimit dhe lokalizimit të personit në kërkim ndërkombëtar, ku përmes angazhimit edhe të zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar në kuadër të PK-së, si dhe prokurorisë kompetente personi i pandehur ndalohet dhe shoqërohet në Polici për vazhdim të proceduarve të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sipas informacioneve të KALLXO.com, Sh. Hoxhaj po kërkohej tash e një kohë nga policia e Sllovenisë nën dyshimet për trafikim me drogë.

Përveç vëllait të Dibran Hoxhës, edhe ky i fundit ka pasur disa herë probleme me ligjin.