I karantinuari nga Smrekonica shëtitet nëpër Vushtrri

Një person është arrestuar në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë, pasi e kishte shkelur urdhërin për karantinim. Fshati Smrekonicë sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë është në karantinë.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari kishte shkelur urdhërin duke dalë nga shtëpia për të kryer disa shërbine në qytet.

Ndaj të dyshuarit në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit dhe procedohet në procedurë të rregullt.