I infektuari me COVID-19 shkon në punë, deklaron se shefi nuk i lejoi vetizolimin

Një person i prekur me COVID-19 ka vazhduar punën në një market në Prishtinë. Policia në raportin 24 orësh thonë se pas pranimit të kësaj informate kanë dal në vendin e ngjarjes.

I dyshuari për policinë ka deklaruar se nuk i është lejuar vetizolimi nga shefi i tij.

Tutje në raport thuhet se menaxherja e lokalit, si e dyshuar, është marrë për intervistim dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.