Foto: REL/AFP

I infektuari me COVID-19 në Komoran thyen vetizolimin

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i infektuar me COVID-19, në Komoran nuk e ka respektuar masën e vet-izolimit.

I njëjti sipas Policisë ka dalë nga shtëpia e tij.

Në njoftimin e Policisë thuhet se me urdhër të prokurorit është inicuar rasti i mosveprimit sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë.