Lajm i Fundit, Coronavirus

I infektuari me coronavirus nga Obiliqi, punëtor në një Klinikë Private në Prishtinë

Personi i infektuar me COVID-19 në Obiliq është punonjës në një Klinikë private në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi.

Ai ka bërë të ditur se ekipet e QKMF-së, po qëndrojnë në kontakt me IKSHPK-në dhe me familjarët e të infektuarit.

Njoftimi i plotë i kryetarit të Obiliqit, Xhafer Gashi:

Sipas informatave të marrura nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, në Obiliq kemi një rast pozitiv me Covid-19, rasti në fjalë është rast kontakti dhe sipas informatave është punonjës shëndetësor në një klinikë private në Prishtinë.

Ekipet e QKMF-së, po qëndrojnë në kontakt me IKSHPK-në dhe me familjarët e të infektuarit.

Nuk ka nevojë për panikë, ju bëjë thirrje shumë të sinqertë që të respektoni me përpikëri të gjitha rregullat e institucioneve shëndetësore, të vazhdoni të qëndroni në shtëpi edhe përkundër motit të mirë, evitoni daljet e shpeshta në mënyrë që të tejkalojmë këtë sfidë!

Kujdes po, panik jo!

Xhafer Gashi

Përkeqësohet situata, rriten rastet me CoVid-19