Ragip Begaj. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

I infektuar me COVID-19, kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, në gjendje të rëndë shëndetësore

Kryetari i Komunës së Malisheves, Ragip Begaj, ishte infektuar me COVID-19 në fillim të këtij muaji dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar, prandaj ishte dërguar në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Gjendja shëndetësore e kryetarit Begaj është e rëndë. Kështu ka thënë për KALLXO.com nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

“Gjendja ende është tepër e rënduar, është duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Prishtinë. Parametrat dhe profesionistët shëndëtësorë po na japin shpresë por gjendja e kryetarit akoma është e rënduar. Sot është dita e 20-të që kur është testu me COVID-19 dhe pas dy ditësh është keqësu gjendja që pastaj është shtrirë në Klinkë, dikun është dita e 16-17 që kur është shtrirë”, ka thënë Berisha për KALLXO.com.

Malisheva është në zonën me rrezikshmëri të ulët të përhapjes rasteve me COVID-19.

Nënkryetari i  saj tha se menaxhimi i situatës me pandeminë është nën kontroll.

“Në përgjithësi e kemi nën kontrollë. Po e menxhojmë me të gjitha mekanizmat që i kemi. Duket se e kemi sitatuatën nën kontroll”, shtoi tutje Berisha.