Ilustrim

I hyri taksistit në veturë për t’i kërkuar pare tima, por pastaj ia nxjerrë armën dhe e grabit

Një shofer taksie në Prishtinë është plaçkitur natën e mbrëmshme nga një i dyshuar, i cili fillimisht e kishte vënë në lajthitje.

I dyshuari, pasi kishte hipur në taksi, kishte kërkuar nga shoferi që të “ia thej”, shndërroj para të letrës me para të imta.

Në atë moment, sipas Policisë, i dyshuari ka nxjerrë armë dhe nën me kërcënimin e saj i ka grabitur nga viktima 90 euro.

I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, derisa Policia ka gjetur në vend të ngjarjes një fishek të armës.