Policia e Kosovës

I gjendet marihuanë, ndalohet për 48 orë një i dyshuar në Viti 

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan kanë ndaluar një burrë të dyshuar për shitblerje të narkotikëve në Komunën e Vitisë. 

Sipas një njoftimi, të dyshuarit V.M. i janë sekuestruar 11 paketime me substancë të dyshuar si: marihuanë, me peshë 10 kilogramë e 488 gramë, 3 peshore dhe para në vlerë 1,630 euro. 

“Me Vendim të Prokurorit, i pandehuri V.M. gjendet në masën e ndalimit 48-orësh dhe ndaj tij brenda afatit ligjor do të kërkohet masa e paraburgimit.” – theksohet tutje në njoftimin e lëshuar të premten, më 07.03.2025.