Ilustrim

I gjendet kokainë, lirohet në procedurë të rregullt

Një personi në Gjilan gjatë ditës së djeshme i është gjetur dhe konfiskuar 1.11 gram me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit te i njëjti janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 1.11 gr me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokain”, ka njoftuar Policia.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, rreth orës 01:15.

Gjithmonë duke iu referuar raportit 24 orësh të Policisë, i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.