Arma e sekuestruar, Foto: Policia e Kosovës

I gjendet arma në brez, i dyshuari shoqërohet në polici

Një person është shoqëruar në stacion policor, nën dyshimin për mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

I dyshuari është A. H. 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Policia e Kosovës në këtë rast e ka sekuestruar një armë nga i dyshuari.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka bërë të ditur se sot në mesditë, policia ka ndaluar veturën e tipit “Audi A6” me targa të Kosovës, dhe pas kontrollws, Policia ka arritur të gjejë në brezin e të dyshuarit dhe të sekuestrojë një revole të tipit “GIUSEPPE”, e kalibrit 9 mm, shtatë copë fishek të kalibrit 9 mm, si dhe një karikator.

“A. H, mashkull, 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej”, njofton PK-ja.

Policia tutje thekson se i sigurojnë qytetarët se strukturat e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, në kuadër të veprimtarisë së tyre për përmbushjen e misionit për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike, do të jenë vazhdimisht të angazhuara për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale si dhe vënien para drejtësisë së personave të implikuar në aktivitetet kriminale.