Foto: Policia e Shtetit

I gjenden në banesë një Kallash, qindra fishekë, detonatorë e fitil zjarrpërcjellës

Policia shqiptare ka arrestuar një 56-vjeçar pasi mbante armë zjarri dhe municione luftarake në banesë.

Pas operacionit, në banesën e të dyshuarit R.R. janë sekuestruar një Kallashnikov, tri arka metalike me 600 fishekë, 19 kapsolla elektrike, 280 kapsolla detonatorë dhe 110 m fitil zjarrpërcjellës.

Rasti ka ndodhur në fshatin Tërnovë të Bulqizës.

Operacioni është realizuar falë bashkëpunimit Polici-komunitet dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale -armëmbajtja pa leje, për të cilën parashikohet dënimi me burg deri në 7 vjet.