Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

I futi ilegalisht 71 kavanozë me mjaltë nga Serbia, policia ndalon të dyshuarin në Zubin Potok

Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin në fshatin Bërnjak të Zubin Potokut.

Organet e rendit kanë njoftuar se në veturën e tij janë vërejtur 71 kavanozë me mjaltë.

“Gjatë patrullimit njësiti policor ka ndaluar veturën me targa të huaja të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin”- thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit vetura dhe malli janë dërguar në terminalin doganor.