I dyshuari pranon se ka para të dyshuara false, prokurori e liron në procedurë të rregullt

Policia e Kosovës, ka njoftuar se një person i dyshuar në Suharekë, e ka pranuar se posedon para false.

“I dyshuari ka deklaruar se posedon edhe tre mijë e pesëqind euro para që dyshohet të jenë të falsifikuara”- thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari sipas policisë është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar.