I dyshuari përdor sprej për të vjedhur zinxhirë nga qafa e viktimës

Një vjedhë grabitqare në tentativë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën “Isa Boletini” në Prishtinë.

Sipas njoftimit, një grua ka raportuar në polici se derisa kishte qenë duke u kthyer në banesën e saj, një person duke përdorur sprej ka tentuar që t’i grabis një zinxhirë nga qafa por nuk ka arritur.

Viktima e këtij rasti ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar në lidhje me këtë rast.