I dyshuari për vrasjen e prindërve në Prizren arrestohet në Suedi

Prokuroria në Prizren ka njoftuar se është arrestuar A.H., i dyshuar për vrasjen e prindërve në lagjen Ortakoll në Prizren më 22 janar të këtij viti.

Sipas prokurorisë i njëjti është arrestuar në Suedi nga autoritetet suedeze, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të Prokurorisë Themelore në Prizren.

Prokuroria ka njoftuar se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në bazë të Ligjit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, dhe do të paraqesë kërkesë për ekstradim.

Prizren, dy persona gjenden të vdekur në banesë